Mësoni mbi përkushtimin tonë

Për Ne

FA Consulting është kompani e specializuar në ofrimin e shërbimeve për tatime, kontabilitet dhe konsultime financiare si dhe për konsultime tjera biznesore. FA Consulting ofron shërbime në shumë fusha rreth financave me një eksperiencë shumë vjeçare, me klientë të shtrirë në territorin e Kosovës, dhe të specializuar në fusha të ndryshme vendore e ndërkombëtare.

Fokusimi i kompanisë është dhe mbetet kuptimi i nevojave të klientëve duke analizuar detajet përkatëse, dhe paraqitja e klientit në mënyrën më profesionale të mundshme para autoriteteve të taksimit dhe para klientëve vendor e të huaj.

Ne i ndihmojmë klientët në nevojat e tyre rreth kontabilitetit e raportimit financiar. Pasqyrat financiare të sakta janë shumë të rëndësishme dhe po ashtu e rëndësishme është informimi i klientëve me ndryshimet në legjislacionin tatimor.

Shërbimet cilësore ndaj klientëve janë ato që e dallojnë Fa Consulting nga pjesa tjetër e kompanive të kësaj natyre. Ne ju dëgjojmë dhe mësojmë për ju, biznesin dhe pritjet e juaja. Kur bëhet fjalë për arritjen e rezultateve dhe objektivave të biznesit ekspertët tanë punojnë me ju deri në përmbushjen e tyre.

Për ofrimin e shërbimeve cilësore kërkohet nga ju bashkëpunim me këshilltarët tanë që e kuptojnë biznesin tuaj dhe çështjet që ju përballeni.

Klientët tanë janë bizneset e të gjitha madhësive dhe llojeve të cilat përballen çdo ditë me sfidat financiare dhe ne jemi këtu për t’i ndihmuar në përmbushjen e objektivave për të siguruar rezultatin më të mirë të mundshëm financiar.

Ne punojmë brenda një kulture të mbështetjes së lartë dhe sfidës së lartë në Fa Consulting. Na motivojnë sfidat dhe përgjegjësitë e reja. Sfidat e klientëve tanë janë njëkohësisht sfida tona dhe ne kujdesemi për mënyrën se si puna jonë mund të ndikojë në suksesin e klientëve.

 

  • “ Kompania jonë sapo ka filluar bashkëpunimin me FA Consulting. Deri tani kemi hasur në shërbim korrekt. ”

    Shpend Zogjani, Zog & Zog SH.P.K.
  • “ Fillimi i bashkëpunimit me FA Consulting është i kënaqshëm, shpresojmë që edhe vazhdimi do të jetë i tillë. ”

    Arbër Zogjani, ASHA SH.P.K.
  • “ Zanatit t’huj veç thuj puna e mbarë. Çka janë PROFI janë! ”

    Fahrudin Deshaj, Hej Taxi SH.P.K.
  • “ Bashkëpunimi me Fa Consulting ka qenë tejet i frytshëm. Na ofrojnë këshilla pa përtesë rreth financave e raportimit financiar. ”

    Latif Gashi, Kargomax SH.P.K.
  • “ Me Fa Consulting kemi bashkëpunim të shkëlqyer në fushën e financave. Janë korrekt e tepër profesional. ”

    Albion Shala, AGS SH.P.K.
  • “ Këshillues financiar shumë të mirë të biznesit tonë ”

    Shkëlqim Kabashi, Prolab SH.P.K.
  • “ Kontributi i Fa Consulting ka qenë i jashtëzakonshëm në suksesin e kompanisë tonë. Fa Consulting kanë mbushur boshllëkun në kompaninë tonë dhe tani janë të pazëvendësueshëm. ”

    Gazmend Bajrami, Guliver
  • “ FA Consulting është një kompani që bën shërbime financiare me saktësi dhe korrektësi dhe profesionalizëm. Kompania jonë ka më shumë se një vit e gjysëm që merr shërbime financiare dhe jemi shumë të kënaqur, shërbim perfekt dhe saktë gjatë gjithë kohës ”

    Besnik Hoxhaj, En Provence
  • “ Këshilltari më i mirë i ecurisë së biznesit tonë ”

    Jona Mino, K-AKS SH.P.K.
  • “ Bashkepunimi i jonë me FA Consulting është i shkëlqyeshëm. Ne i konsiderojmë si pjesë përbërëse të ekipit tonë. Gatishmëria për të reaguar shpejtë dhe saktë i dallon nga ofruesit e tjerë të shërbimeve financiare ”

    Arjan Shabani, Bohemian SH.P.K.
  • “ Ajo çka nuk matet (llogaritet) saktë, nuk mund të taksohet saktë. Taksimi i pasaktë është më shumë se një problem administrativë. Prandaj ne këtë ia kemi besuar Fa Consulting ”

    Blerim Veseli, Smart Pharm Kosova SH.P.K.
  • “ Korrekt, profesional dhe mirëkuptues ”

    Vera Remskar, Fondacioni Together Kosova
  • “ Ofrojnë këshilla dhe sherbime në çdo kohë, janë profesional dhe shumë korrekt ”

    Ridvan Beqiri, Nika Pharm SH.P.K.
  • “ Të shpejtë, të saktë dhe shumë profesional ”

    Kushtrim Krasniqi, NTP Catering
  • “ Shërbimet, korrektësia, shpjegimi i gjërave dhe vizitat pa përtesë (në çdo kohë) bërë lokalit tonë, sa herë që kemi nevojë, janë vetëm disa nga arsyet që firma NTP Catering vazhdon t’i besojë FA Consulting-ut dhe të refuzojë ofertat tjera joshëse ”

    Kushtrim Krasniqi, NTP Catering
  • “ Nëse na pyetni për kompaninë “FA Consulting” me besim të plotë mund të themi se kjo kompani është meritore për suksesin e klinikës sonë. Me përkushtimin e tyre, punën e pa lodhshme profesionale dhe me korrektësi të plotë ata bëjnë punën e tyre ashtu që ne profesionistëve mjekësorë na mbetet që të merremi vetëm me punën tonë profesionale ”

    Afrim Kotori, Li-Ori
  • “ Me kompaninë Fa Consulting kemi bashkëpunim të gjatë. Do të thoja se janë shumë korrekt, të saktë dhe profesional në punën që bëjnë ”

    Florat Krasniqi-Labinot Merkoja, Pro 4 SH.P.K.
  • “ Shërbime të sakta, korrekte dhe shumë të shpejta që garantojnë suksesin e biznesit tuaj ”

    Arben Surdulli, Lighthouse SH.P.K.
  • “ Profesional, shërbime sipas kodit të etikës profesionale ”

    Fatijon Ibrahimi, Projoni
  • “ Shërbime të shpejta, profesionale dhe korrekte. Ndihma juaj në projeksionet financiare ka qenë e jashtëzakonshme ”

    Arif Rukiqi, Kosova Projekt
  • “ Këshillat dhe shërbimet e tyre na ndihmojnë shumë në menaxhimin e financave në përgjithësi dhe kontabilitetit financiar në veçanti ”

    Krenare Shala, Allmakes Global Services NPSH
  • “ Jo vetëm që përkujdeset për financat e kompanisë sonë, por sigurohet që ne të kemi projektime reale për një të ardhme stabile. ”

    Agon Avdimetaj, Appsix LLC