Vertical Dark Line

Për ne

PUNA JONË

FAConsulting është kompani e specializuar në ofrimin e shërbimeve për tatime, kontabilitet dhe konsultime financiare si dhe për konsultime tjera biznesore. FA Consulting ofron shërbime në shumë fusha rreth financave me një eksperiencë shumë vjeçare.

Ne i ndihmojmë klientët në nevojat e tyre rreth kontabilitetit e raportimit financiar. Pasqyrat financiare të sakta janë shumë të rëndësishme dhe po ashtu e rëndësishme është informimi i klientëve me ndryshimet në legjislacionin tatimor.

Për ofrimin e shërbimeve cilësore kërkohet nga ju bashkëpunim me këshilltarët tanë që e kuptojnë biznesin tuaj dhe çështjet që ju përballeni.

Klientët tanë janë bizneset e madhësive dhe industrive të ndryshme të cilët përballen çdo ditë me sfidat financiare. Ne jemi këtu për t’i ndihmuar në përmbushjen e objektivave për të siguruar rezultatin më të mirë të mundshëm financiar.

Na motivojnë sfidat dhe përgjegjësitë e reja. Sfidat e klientëve tanë janë njëkohësisht sfida tona dhe ne kujdesemi për mënyrën se si puna jonë mund të ndikojë në suksesin e klientëve.

Design Concept Discussion

Vertical Dark Line

Kush jemi ne

SHËRBIME CILËSORE

Fokusimi i kompanisë është dhe mbetet kuptimi i nevojave të klientëve duke analizuar detajet përkatëse.  Ne ju dëgjojmë dhe mësojmë për ju, biznesin dhe pritjet e juaja. Pas takimit që bëjmë ne analizojmë kompaninë e juaj, nevojat dhe kërkesat tuaja. Më pastaj ju propozojmë për llojin e biznesit që duhet hapur, format dhe planifikimet tatimore, kërkesat ligjore, raportimin financiar dhe propozime tjera varësisht nga nevojat tuaja.

Mbështetje e besuar

Të sigurt

Arritja e objektivave

Të dhëna të sakta

Etika në punë

Integritet